Gianna Nannini prezanton albumin e ri "The Difference"

Gianna Nannini prezanton albumin e ri "The Difference"

Ka një mesazh që përcillet veçanërisht për gratë, në albumin e fundit nga Gianna Nannini “The Difference”.

"Thonë se pas 30 vjetësh nuk mund të bësh më rok, sepse gratë plaken, por unë kam treguar që jam shumë e gjallë, veçanërisht pas të 50-ave".

Kapelë në kokë, xhinse, çizme në këmbë, bluzë, Gianna Nannini, 63 vjeç, gjithmonë e drejtpërdrejtë, por me plot entuziazëm, prezantoi albumin e saj të fundit në Milano, i cili u dëgjua më së pari nga gazetarët në një vini.  Kjo është karakteristika e parë që bën ndryshimin e veprës së saj të fundit, siç e shpjegoi vetë artistja, në një periudhë në të cilën gjithçka i besohet dixhitalit.

"Doja një live në studio, një disk të regjistruar drejtpërdrejt, por me teknikat e sotme", tha ajo

Për ta arritur këtë, ajo shkoi në Nashville në “Blackbird Studio” të John Mc Bride dhe në Tenesi gjeti tingullin që dëshironte: "tingulli i ri rok, i imi dhe me identitetin tim". Kështu lindi albumi, dy vjet pas atij të fundit, të prodhuar nga “Sony”, dhe del të premten në datën 15 nëntor. /Ansa. përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy