ASH boton librin e akademik Rexhep Ismajlit “Gjuhë standarde dhe histori identitetesh”

ASH boton librin e akademik Rexhep Ismajlit “Gjuhë standarde dhe histori identitetesh”

Akademia e Shkencave e Shqipërisë në kuadrin e bashkëpunimit me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ka botuar veprën “Gjuhë standarde dhe histori identitetesh” të akademik Rexhep Ismajlit.

Në këtë libër janë përfshirë dy studime për problematikën e gjuhës standarde: “Në gjuhë” dhe “për gjuhën” dhe pjesa e dytë “Standarde dhe identitete”.

Vepra “Gjuhë standarde dhe histori identitetesh”, i akad. Rexhep Ismajlit, botim i Akademisë së Shkencave i vitit 2005 ka kohë nuk gjendet më në treg, për këtë lindi nevoja e ribotimit dhe plotësimit. Në pjesën e parë të këtij botimi, autori bën një paraqitje të përmbledhur të zhvillimeve kryesore në fushën e planifikimit gjuhësor në Shqipëri dhe në Jugosllavi para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1945, për të kuptuar më mirë rrjedhat e lëvizjeve dhe të përpjekjeve në fushën e standardizimit të gjuhës shqipe në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore (1945-1968), që përbëjnë objektin themelor të këtij studimi.

Në këtë pjesë autori e njeh lexuesin me veprimtaritë, me vendimet që janë marrë dhe me qëndrimet që janë mbajtur, duke i vështruar dhe vlerësuar ato të lidhura ngushtë me zhvillimet politike e shoqërore të kohës në ish-Jugosllavi dhe në përqasje me proceset e planifikimit gjuhësor në Shqipëri.

Autori niset nga ideja se e gjithë veprimtaria për lëvrimin e gjuhës shqipe dhe për standardizimin e saj do parë në kuadër të një tërësie të vetme të kulturës shqiptare.

Nga shtjellimi që u bën autori ngjarjeve dhe proceseve të planifikimit gjuhësor në Kosovë del se pranimi i gjuhës letrare kombëtare atje ishte rezultat logjik i përpjekjeve të intelektualëve dhe popullit të Kosovës për të forcuar identitetin shqiptar dhe njësinë kombëtare kundër përpjekjeve dhe politikave përçarëse për të krijuar identitete të veçanta midis shqiptarëve, që padrejtësisht i kishte ndarë historia.

Ai shtron gjithashtu disa probleme që kanë të bëjnë me hapësirat e përdorimit të gjuhës standarde dhe me shkallën e zotërimit të saj nga përdorues me njohje të ndryshme të bazës së saj dialektore dhe ngre edhe disa shqetësime qytetare që lidhen me kujdesin e pamjaftueshëm ndaj gjuhës dhe sidomos me përdorimin pa nevojë të fjalëve dhe ndërtimeve të huaja.

Akad. Rexhep Ismajli ka evidentuar edhe mjaft probleme teorike të përgjithshme, siç janë gjuha dhe identiteti, marrëdhëniet midis gjuhës dhe kombit, midis gjuhës dhe shtetit, shtetit dhe kombit, midis gjuhëve kombëtare dhe gjuhëve shtetërore, etj. Janë prekur gjithashtu çështje që kanë të bëjnë me ndarjen e gjuhëve në dialekte, me vendosjen dhe funksionet e gjuhëve standarde, me varësinë e lëvizjeve gjuhësore nga lëvizjet nacionale.

Autor i parathënies së librit “Gjuhë standarde dhe histori identitetesh” të akademik Rexhep Ismajlit është prof. dr. Seit Mansaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy