Parisit ka pak kohë, që i është shtuar një tempull i ri arti. Miliarderi i famshëm Fransua Pinault një ndër personat më të pasur në botë, njihet edhe për pasionin e tij për artin bashkëkohor. Ai harxhoi rreth 200 milion euro për restaurimin dhe modifikimin e një ndërtese historike në zemër të Parisit.
Ky është muzeu i tretë që hapet nga Frasua Pinault. Rreth 15 vite më parë ai hapi Pallatin Grassi, Punta della Dogana në një pikë të vjetër doganore në Venecia. Që prej asaj kohe ai ka bërë të ditur se do kishte dëshirë të hapte dhe një muze në Paris, aty ku ai jeton dhe aty ku ai ka mbledhur koleksionin e tij artistik.
Kryeministrja e Parisit Anne Hidalgo ia ofroi atij ndërtesën historike të Bursës me qira për 50 vite. Pinaulti punësoi legjendën e arkitekturës nga Japonia Tadao Ando, për t’i bërë disa ndryshime ndërtesës. Ndërtesa është ndërtuar në vitin 1812, projekti dhe ndërtimi i së cilës janë shumë të veçanta. /Euronews/



