
Shimpanzetë në vend të deputetëve në Dhomën e Ulët të Parlamentit britanik. Vepra provokuese e Bansky-t, e realizuar 10 vjet më parë, është ekspozuar sërish në muzeun e Bristolit.
Ajo shfaqet sërish para publikut më 29 mars, pikërisht data e parashikuar për daljen e e Britanisë nga BE-ja, për momentin një hap i “ngrirë” për shkak të shtyrjeve, pasigurive dhe përplasjeve politike në vend.
“Vizato 100 shimpanze dhe do të të quajnë artist luftëtar. Por vizioni im për të ardhmen ky është”, ka deklaruar artisti i rrugës në vititn 2009. Fjalë këto që e bëjnë pikturën edhe më aktuale.



