“Nata e Bardhë”, muzikë e festë sonte në Sheshin ‘Skënderbej’

“Nata e Bardhë”, muzikë e festë sonte në Sheshin ‘Skënderbej’

29 Nëntori është një natë e gjatë, ku qyteti dhe institucionet e artit do të gjallojnë në sheshin “Skënderbej” me aktivitetet e artit, shfaqjet, instalacionet, filmat duke e kthyer “Natën e Bardhë” në traditë tashmë.

Nata e Bardhë do të sjellë artistët më të mirë dhe më të njohur shqiptarë, ku për herë të parë do të bëhen bashkë për një natë të paharrueshme.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zbuluar surprizën e datës 29 Nëntor, ku do performojnë disa nga këngëtarët më të famshëm shqiptarë.

Bashkohuni me ne për një mbrëmje të paharrueshme me muzikë dhe festë në Sheshin "Skënderbej", ora 18:30.

Koncerti i Natës së Bardhë nuk duhet humbur.

Muzika do të fillojë në orën 18:00 me Dj më të mirë shqiptarë, ndërkohë më pas në skenë do të ngjiten këngëtarët.

Mbrëmja do të mbyllet me një spektakël fishekzjarresh që do ta bëjnë një mbrëmje magjike këtë 29 nëntor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy