Silueta e pangatërrueshme me daullet e luftës në sfond i paraprinë një rrëfimi që bën bashkë artin dhe historinë e Skënderbeut. “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, “kryezoti i Arbrit” u ngjit në skenën e Teatrit të Operas, pesë vjet pasi u shpall fituese e konkursit mbarëkombëtar të krijimtarisë muzikore.
Nën kompozimin e Vasil Toles, shkruar mbi tekstin e Fan Nolit, vepra erdhi në 555-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, nën interpretimin e Orkestrës Simfonike dhe Korit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, si dhe Korit të Filarmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentëve Sieva Borzak, Dritan Lumshi dhe Hajrullah Syla.
E konceptuar si bashkim i dy gjinive, operas dramatike me meshën Solemne, vepra erdhi në dy akte e katër arie. Roli i heroit kombëtar i është besuar tenorit Gerald Murrja dhe baritonit Artur Vera.



