Koncerti simfonik “Violonçelo misterioze”/ TKOB shfaqje nga kompozitorët e muzikës klasike botërore

Koncerti simfonik “Violonçelo misterioze”/ TKOB shfaqje nga kompozitorët e muzikës klasike botërore

Në programin muzikor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit erdhi mbrëmë koncerti simfonik “Violonçelo misterioze”.

Violonçelisti, Petar Pejcic, fituesi i V “Queen Mathilde Prize” në konkursin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Queen Eliabeth Competition” dhe dirigjenti italian, Adriano Martinolli D’Arcy, ishin protagonistët e koncertit simfonik instrumental “Violonçel misterioze, me orkestrën simfonike të TKOB.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit me këtë mbrëmje simfonike solli për publikun, kompozitorët e muzikës klasike me famë botërore, me 4 premiera në koncerte simfonike, 5 solistë në violinë, piano, flaut dhe violonçel dhe me kryevepra klasike të Mozartit, Çajkovskit, Prokofievit, Shostakoviçit etj.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau foto në rrjetet sociale nga kjo mbrëmje.

Një violonçel “misterioz” në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, solli për publikun Suitën nr. 4 nga opera “Mozartiana” e Tchaikovsky-t, Koncertin nr. 1 për violonçel të Shostakovich-it dhe Simfoninë nr. 1 të Prokofiev-it”.

Një mbrëmje magjike nën dirigjimin e mjeshtrit italian, Adriano Martinolli D’Arcy dhe violonçelistit të mrekullueshëm Petar Pejčić.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy