Çelet panairi i librit "Tirana 2021", pjesëmarrëse 95 shtëpi botuese (VIDEO)

Çelet panairi i librit "Tirana 2021", pjesëmarrëse 95 shtëpi botuese (VIDEO)

Tirana është qyteti mikpritës, që përgjatë pesë ditëve do të frekuentohet nga botues kombëtarë, por edhe përtej kufijve të Shqipërisë.

 Pas një mungese njëvjeçare për shkak të pandemisë, panairi i i 24-t i librit "Tirana 2021", u çel sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, me pjesëmarrjen e 95 shtëpive botuese.

I organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë ky panair vjen nën masat antiCovid dhe do të jetë i hapur nga 17-21 nëntor.

Në një konferencë për shtyp kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, tha se “në panair ka shumë të ftuar, por unë do të përmend njërin prej tyre, që është Nicola La Goia, shkrimtar dhe president i sallonit të Librit në Torino”.

Duke e cilësuar panairin një festë dhe aktivitet gjallërues për Tiranën, Ymeri tha se “këtë vit ishim në kushte të vështira se kemi ngushtuar stendat, gati 25% më pak, qoftë në hollin kryesor qoftë në ballkonadë, kjo që korridoret të jenë më të lira e më të bollshme”.

Lidhur me oraret e panairit Ymeri sqaroi se “sa më të shkurtra të jenë qëndrimet aq më mirë është për të gjithë. Orari do jetë nga ora 09:00 deri në orën 20:00. Do të ketë një orë pushimi nga ora 14:00-15:00 për t’u ajrosur, ndërsa janë të ndaluara vizitat kolektive”.

Ai shtoi se do të shmangen qëndrimet e gjata, e ndërsa librarët janë të vaksinuar ose me test PCR, vizitorët duhet të jenë me maska.

Si çdo panair tjetër edhe këtë vit do të ndahen çmime sipas kategorive nga organizatorët.

Këtë vit ky panair përveç titujve të ri për lexuesit do sjellë takime me autorë e përkthyes, tryeza diskutimi, ëorkshop-e, seminare etj. Në panair marrin pjesë botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Panairi i 24-t i librit këtë vit organizohet me mbështetjen e bashkisë së Tiranës dhe të Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy