Arkivi Shtetëror i Filmit restauron afishe origjinale të filmave shqiptarë

Arkivi Shtetëror i Filmit restauron afishe origjinale të filmave shqiptarë

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ka bërë restaurimin e disa afisheve origjinale të filmave shqiptarë, të dëmtuara nga përdorimi dhe ekspozimi i herëpashershëm.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se afishet u restauruan nga laboratorët e AQSHF -së dhe DPA-së të specializuar për restaurimin e letrës.

“Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit i kushton rëndësi të veçantë edhe koleksioneve të tjera artistike që janë po aq me vlerë sa edhe ato filmike. Falë bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe laboratorin e tyre të specializuar për restaurimin e letrës, u realizua restaurimi i disa afisheve origjinale të filmave shqiptarë, të dëmtuara nga përdorimi dhe ekspozimi i herëpashershëm”, theksoi Margariti.

Ministrja Margariti u shpreh “një punë e kujdesshme e restauratores Marinela Ndria, që riktheu në jetë këtë pjesë të historisë së filmit shqiptar”.

Koleksioni i AQSHF është krijuar kryesisht nga nga fondi i depozitës legale të prodhimit shqiptar të filluar prej vitit 1947, i cili ka qenë kryesisht prodhim i një qendre të vetme shtetërore, Kinostudios “Shqipëria e re”, aktiviteti i së cilës fillon në vitin 1952 dhe përfundon në vitin 1992.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy