Restaurohen muralet e banesës Belaj në Gjirokastër, monument kulture i kategorisë I

Restaurohen muralet e banesës Belaj në Gjirokastër, monument kulture i kategorisë I

Banesa Belaj në lagjen Partizani në qytetin e Gjirokastrës është një tjetër Monument kulture i Kategorisë I, i cili ka përfituar nga nisma e Ministrisë së Kulturës: "Bonusi i Rijetëzimit", ka bërë të ditur ministrja Elva Margariti.

Përveç punës restauruese në arkitekturën e saj unike, ndërhyrje po kryhen edhe për vënien në dritë të pikturave murale në fasadë dhe në Odën e Mirë, ku piktura me vlera të veçanta kanë qenë të mbuluara për dekada me radhë nga lyerjet me gëlqere.

Ato paraqesin në përgjithësi kompozime me motive shpendë dhe vazo me lule. Ndër to, pas pastrimit të gëlqeres, befasues ishte dhe zbulimi i një peizazhi nga Stambolli i viteve 1800.

Po punohet, gjithashtu, për pastrimin dhe konsolidimin e tavanit dekorativ dhe frizave të dekoruar të musandrave.

Ecuria e punimeve restauruese është ndjekur nga afër prej specialistëve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Restaurimi në tërësi i “Banesës Belaj” dhe në veçanti i veprave të artit që ajo përmban, si pjesë integrale të saj, sjell një vlerë të shtuar jo vetëm për këtë banesë, por për të gjithë rijetëzimin dhe zhvillimin e turizmit në qytetin e Gjirokastrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy