DASH ndan 800 mijë dollarë për restaurimin e fortifikimeve shqiptare të dëmtuara nga tërmeti

DASH ndan 800 mijë dollarë për restaurimin e fortifikimeve shqiptare të dëmtuara nga tërmeti

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur një grant prej  800,000 dollarësh për restaurimin e fortifikimeve të lashta shqiptare, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njoftoi sot se, “programi i Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore i Departamentit të Shtetit po ndihmon në restaurimin e fortifikimeve të lashta shqiptare në Krujë, Durrës dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit”.

“Me një grant prej 800,000 dollarësh, programi Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore do të mbështesë stabilizimin kritik të strukturave, studimin për ruajtjen e secilit nga fortifikimet dhe rindërtimin e pjesëve të dëmtuara”, thekson ambasada e SHBA.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, nënshkruan në 23 qershor marrëveshjen për grantin 800 000 dollarë.

Ambasadorja Kim bëri me dije se ky projekt 2-vjeçar do të fillojë punën në Kullën C në Durrës, dhe më pas do të vazhdojë me punën në Teqenë e Dollmës këtu në Krujë, në Kalanë mesjetare të Prezës dhe në Kullën e Sahatit të Kështjellës së Krujës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy