Begaj në Plavë e Guci: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin kombëtar

Begaj në Plavë e Guci: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin kombëtar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në manifestimin "Mirë se vini në Alpet Shqiptare-Vuthaj 2026", ku vlerësoi Alpet Shqiptare si një urë që bashkon shqiptarët me vendlindjen, ruan identitetin kombëtar dhe forcon lidhjet mes brezave.

 

Në fjalën e tij, Begaj u shpreh se Alpet Shqiptare janë pjesë e historisë, kulturës dhe karakterit të shqiptarëve, duke theksuar se në këto treva janë ruajtur traditat, gjuha, zakonet dhe mënyra e jetesës që përbëjnë identitetin kombëtar.

 

Presidenti nënvizoi gjithashtu kontributin e shqiptarëve të Plavës dhe Gucisë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në zhvillimin e Malit të Zi.

 

"Gucia dhe Alpet Shqiptare janë vende ku kthimi është një takim me rrënjët, me familjen, me gjuhën dhe me kujtimet. Kjo trevë ka qenë historikisht vatër qëndrese, arsimi dhe kulture, duke nxjerrë figura të shquara si Ali Pashë Gucia, Jakup Ferri dhe shumë atdhetarë të tjerë", u shpreh Begaj para bashkatdhetarëve të ardhur edhe nga diaspora.

 

Kreu i Shtetit vlerësoi se shqiptarët jetojnë sot në një periudhë me më shumë mundësi, duke theksuar rëndësinë e paqes, integrimit evropian dhe partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Në përfundim të fjalës së tij, Presidenti përcolli një mesazh për ruajtjen e trashëgimisë kombëtare dhe forcimin e unitetit.

 

"Të ruajmë atë që kemi trashëguar, por njëkohësisht të ndërtojmë me besim të ardhmen; të jemi krenarë për identitetin tonë, por edhe të hapur ndaj bashkëpunimit; të mbështesim njëri-tjetrin dhe të punojmë që brezat që vijnë të kenë më shumë mundësi se ne", tha Begaj.

 

Gjatë aktivitetit, Presidenti u nderua me çmimin "Krenaria e Alpeve Shqiptare", në vlerësim të kontributit të tij për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që jetojnë.

 

Vizita e Begajt në Plavë dhe Guci u shoqërua edhe me takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe autoritetet lokale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy