Picaso “ekspozohet” në Las Vegas, 11 piktura të tij pjesë e ankandit në kazino

Picaso “ekspozohet” në Las Vegas, 11 piktura të tij pjesë e ankandit në kazino

Një ankand historik mbahet me datë 23 tetor në Las Vegas, si një bashkëpunim mes Picassos dhe Masterworks nga MGM Resorts Fine Art Collection.

Ankandi organizohet nga Sotheby's dhe drejtohet nga Bellagio Hotel & Casino në Las Vegas.

Homme et Enfant in the Bellagio’s Picasso Restaurant

Në këtë ankand do të ekspozohen 11 vepra nga Picaso, si më përfaqësueset e karrierës së paimitueshme të një prej artistëve më të mëdhenj të gjithë kohërave.  

Një rëndësi të madhe për kritikët dhe dashamirësit e artit në këtë ekspozim ka ajo me titull “Gruaja me berret të kuqe”, një portret mahnitës i një prej të dashurave dhe muzave që ndikoj më së shumti tek artisti.

E pikturuar në vitin 1938, “Gruaja me berret të kuqe” është një nga pikturat e fundit të Marie-Thérèse; ndërsa pas prishjes së raporteve mes tyre, pamja e saj ikonike do të zëvendësohej ngadalë me atë të partneres së re të Picasso, Dora Maar.

Picasso - Las Vegas | Casino trips, Bellagio las vegas, Las vegas

Edhe piktura me titull “Burrë dhe fëmijë” do të bëhet pjesë e ankandit, cilësuar si një nga pikturat më të vecanta të Pikasos, ku pasqyrohet stili spontan i vonë i tij dhe ku flitet për për trashëgiminë e tij si artist, burrë dhe baba - një preokupim qendror në vitet e fundit jetës.

Dy natyra të frymëzuara nga kubistët përfundojnë grupin e pikturave të tjera, të punuara gjatë periudhës së izolimit të Pikasos në Paris gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ato shfaqen si dëshmi të shpirtit të qëndrueshëm të krijimit të Pikasos dhe mishërojnë rezistencën sfiduese të artistit përballë politikës së konfliktit.

Sotheby's to Auction 11 Picasso Paintings With Links to Steve Wynn at the  Bellagio - WSJ

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy