Prej shumë kohësh Lazarati synon të ndryshojë totalisht kurs duke mos u mbajtur me si fshati i drogës por të tregojë veçoritë e veta.
Në këtë kuadër u organizua për herë të parë edhe panairi i turizmit që shpalosi gjithë resurset e kësaj zone, që nga duarartat e artizanatit e deri te zakonet.
Artizanë, kuzhinier e piktorë të zonës kanë ekspozuar krijimtaritë e tyre në stendat e improvizuara në qendër të fshatit.
Për banoret pjesëmarrës në panair, ruajtja e traditës është e domosdoshme ndërsa turizmi do ti jap zhvillim zonës dhe një panorame ndryshe nga e kaluara.
Aktivitete të tilla promovuese për vlerat dhe pasuritë e Lazaratit, pritet të kthehen në një traditë në ish-fshatin rebel.



