
Përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar shprehen të zhgënjyer pas takimit me përfaqësuesin e Komisionit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. Ata bëjnë me dije se Shqipëria po përjeton një situatë të ngjashme me vitin ’97, ndërsa premtojnë se do të ngujohen brenda teatrit, për të mos lejuar prishjen e tij.



