
E diela, është dita kur kërkon dhe ke mundësinë për të bërë diçka ndryshe .
Ministria e Kulturës ka bërë ofertën e saj për t’i dhënë kësaj dite ngjyra kulturore.
Kësisoj ministrja e Kulturës, Elva Margariti, fton qytetarët të vizitojnë muzetë, duke e shpallur hyrjen e lirë në të gjitha muzetë e vendit gjatë së dielës së fundit të muajit janar.
Me ftesën për të vizituar muzetë, parqet arkeologjike e kalatë, ju uroj një të diel të bukur! Sot, e diela e fundit e muajit, hyrja është e lirë.



