
Dita e Shën Valentinit festohet çdo vit më 14 shkurt, dhe është një ditë ku njerëzit shprehin dashurinë për ata që duan, përmes dhuratash të ndryshme si kartolina, lule dhe çokollata.
Ky ditë ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori dhe legjenda rreth personit që qëndron pas saj. Sipas besimeve më të përhapura, Shën Valentini ishte një prift romak nga shekulli i tretë.
Perandori Klaudius II në atë kohë kishte ndaluar martesat, duke menduar se burrat e martuar ishin ushtarë të dobët. Megjithatë, Shën Valentini besonte se ky rregull ishte i padrejtë dhe vazhdonte t’i martonte çiftet në fshehtësi. Pasi u zbulua, ai u burgos dhe u dënua me burg të përjetshëm.
Ndërkohë që ishte në burg, Valentini u dashurua me vajzën e rojtarit të tij, dhe para ekzekutimit të tij më 14 shkurt, i dërgoi asaj një letër të nënshkruar me fjalët “nga Valentini yt”.
Dita e Shën Valentinit ka origjinë nga një festival i lashtë romak, Lupercalia, që zhvillohej në mes të shkurtit, në fillim të pranverës.
Romakët besonin se si pjesë e këtij festivali, djemtë tërhiqnin emrat e vajzave nga një kuti dhe ato shndërroheshin në çifte për festën, e shumë herë përfundonin me martesë.
Më vonë, Kisha Katolike vendosi ta shndërronte këtë festival në një festë krishtere, duke e lidhur me Shën Valentinin.
Gradualisht, Dita e Shën Valentinit u bë simbol i dashurisë dhe kujdesit ndaj të dashurëve, duke u përdorur nga të gjithë për të shprehur ndjenjat e tyre.



