Rama uron shqiptarët për 110-vjetorin e Pavarësisë krah Dua Lipës

Rama uron shqiptarët për 110-vjetorin e Pavarësisë krah Dua Lipës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zgjedhur sot të uroj shqiptarët për 110-vjetorin e Ditës së Pavarësisë krah “qytetares më të re shqiptare”.

Me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, në këtë ditë të bekuar të kombit tonë që do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej. 

Këngëtarja e muzikës pop Dua Lipa u shfaq e lumtur dhe krenare pas marrjes së shtetësisë shqiptare nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Më herët, kreu i shtetit i dorëzoi shtetësinë shqiptare këngëtares, vetëm një ditë përpara 110-vjetorit të Pavarësisë dhe koncertit të saj, i cili do të mbahet në Tiranë.

Lajmi bëri xhiron e botës me mediat ndërkombëtare të cilat i kushtuan hapësirë shtetësisë më të re të yllit botëror të muzikës pop, Dua Lipa.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy