Në pritje të “Fashion Show Kids”/ Prezantuesja dhe fëmijët ndajnë emocionet përpara spektaklit

Në pritje të “Fashion Show Kids”/ Prezantuesja dhe fëmijët ndajnë emocionet përpara spektaklit

Më 1 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, skena shqiptare e modës do të mirëpresë një event të veçantë: “Fashion Show Kids”, një spektakël që përtej modës, sjell art, stil dhe përfshirje sociale në qendër të vëmendjes.

E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, prezantuesja Livia Sinani, së bashku me disa nga fëmijët pjesëmarrës, ndanë emocionet dhe përgatitjet për këtë ngjarje që do të mbahet të dielën, ora 18:00, në një event që do të transmetohet gjithashtu edhe në ekranin e MCN TV.

Livia Sinani:

Jemi çdo ditë në prova, me fëmijët, në çdo hap të përgatitjeve.

Sot është dita e fundit e ushtrimeve dhe mezi po presim ditën e spektaklit. Eventi do të sjellë shumë figura të njohura si Sonila Meço, Dasara Karaiskaj, Egla Ceno, Era Rusi, Krisa Qaushi dhe të tjerë, të cilët do të japin fjalë motivuese ose do të sfidojnë dhe kënaqin fëmijët me pjesëmarrjen e tyre.

Të gjithë fëmijët do të jenë të kuruar deri në detaj, dhe do të përfshihen edhe fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët do të përgatiten nga stilistja Frida.

Më vjen mirë për energjinë pozitive që ky projekt ka sjellë dhe për mbështetjen që kemi marrë nga prindërit dhe bashkëpunëtorët tanë. MCN na ka përkrahur që në fillim si sponsor medial, dhe kjo mbështetje ka bërë që të ndihemi të ngrohtë dhe të motivuar.

Azalea Avdiu (7 vjeç):

Më ka sjellë babi. Jam shumë e gëzuar që jam këtu.

Alesia Avdiu (12 vjeç):

Motra ime Azalea ishte e para që u përfshi, por kishte pak turp, prandaj shkova edhe unë me të. Jam shumë e lumtur që jemi bashkë. Dua të bëhem modele.

Agnesa Ndoka (8 vjeç, nga Lezha):

Kam ardhur çdo ditë për prova. Sot mungova në shkollë, por zysha më mësoi nw prova si të ecja drejt, me kokën lart dhe të mos nxitohesha në skenë.

Amla Ndoka (10 vjeç):

Po e shijoj shumë këtë eksperiencë. Më pëlqen shumë që jam bashkë me motrën.

Fashion Show Kids premton të jetë më shumë se një event mode, një pasarelë që promovon talentin, guximin, përfshirjen dhe bashkëpunimin.

Me një energji pozitive të ndjeshme

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy