Angela Martini dhuron 30 mijë euro për të prekurit nga tërmeti (FOTO)

Angela Martini dhuron 30 mijë euro për të prekurit nga tërmeti (FOTO)

Modelja Angela Martini ka publikuar në faqet e saj zyrtare në rrjete sociale "Facebook" dhe "Instagram" lajmin e kontributit të saj prej 30 mijë eurosh për të prekurit nga tërmeti.

Në postimin e saj ajo shprehet se e ka publikuar kontributin e saj për një qëllim të vetëm, në mënyrë që të nxisë edhe të tjerët që të ndjekin shembullin e saj.

“Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. 
Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje.
Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti - ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/
Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të fortë
”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy