
Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, u hap ekspozita në nder të 100-vjetorit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Përgjatë tre ditëve që do të zgjas ekspozita në vazhdim, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë ekspozitën e dëshmisë së këtyre viteve marrëdhënie e bashkëpunim në ambientet e TKOB, një nga tempujt e kulturës dhe artit, gjithmonë urë komunikimi, ndërlidhjeje e frymëzimi edhe ndërmjet popujve e vendeve të ndryshme.
Ekspozita është organizuar nga “Defence Section” i ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.
Në event ishte i pranishëm vetë ambasadori Alastair King Smith ku foli për ngjarje dhe njerëz të cilët kontribuan në marrëdhëniet mes të dy vendeve.



