70-vjetori i ish-Kinostudios/ Margariti: Korriku, muaji i Kinematografisë Shqiptare

70-vjetori i ish-Kinostudios/ Margariti: Korriku, muaji i Kinematografisë Shqiptare

Këtë vit mbushen plot 70 vjet nga ngritja e ish-Kinostudios.

Lidhur me këtë fakt, ministria e Kulturës Elva Margariti ka njoftuar se muaji korrik i dedikohet kinematografisë shqiptare.

Ia dedikojmë këtë muaj kinematografisë shqiptare, me rastin e 70-vjetorit të ish-Kinostudios!

Ju uroj një ditë të mbarë me imazhin e filmit të parë artistik me metrazh të gjatë, "Tana". 

Filmi “Tana” është prodhim i vitit 1958 nga “Shqipëria Film”, e transformuar më pas në Kinostudio “Shqipëria e Re”. Premiera e tij u shfaq më 17 gusht 1958. Filmi ishte me regji të Kristaq Dhamos, skenar të Fatmir Gjatës e Nasho Jorgaqit dhe muzika nga Çesk Zadeja.

Në rolet kryesore ishin aktorët Tinka Kurti, Naim Frashëri, Pjetër Gjoka e Kadri Roshi.  Ngjarjet zhvillohen në vitet ‘50. Në qendër të filmit është Tana, një vajzë e zgjuar dhe me mendime të përparuara. Ajo dashuron Stefanin, i cili banon në një fshat të varfër malor. Tana përballet me mentalitetin e vjetër të gjyshit të saj si dhe xhelozinë e Lefterit. Këtu është realizuar puthja e parë në filmat shqiptarë.

Kinostudio “Shqipëria e Re” la një trashëgimi prej rreth 200 filmash, shumica e të cilëve, të realizuar nën propagandën e kohës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy