Marco Mengoni me këngën “Due vite” fiton Sanremo 2023

Marco Mengoni me këngën “Due vite” fiton Sanremo 2023

Marco Mengoni dhe kënga e tij ”Due vite” janë fitues të edicionit të 73-të të Festivalit të Sanremos.

I dyti doli Lazza dhe i treti Mr. Rain.

”Doja t’ua kushtoja fitoren të gjitha zonjave që morën pjesë në festival”, tha Marco Mengoni menjëherë pas fitores.

Kemi arritur në finale me pesë djem dhe ndaj mendoj se është e drejtë t’ia kushtojmë artisteve që kanë sjellë pjesë të mrekullueshme në këtë skenë”, shtoi ai me çmimin në dorë dhe ende me lot në sy nga emocionet.

Këngëtari 34 vjeçar nga Ronciglione (Latium, Italia qendrore) vazhdon muajin e mjaltit me festivalin më të famshëm të muzikës italiane dhe me shfaqje televizive në përgjithësi.

Ai u bë i famshëm në vitin 2009 kur fitoi X Factor në Itali dhe kryesoi listat kombëtare me këngën e tij të parë “Dove si vola”.

Një vit më pas ai hyri në Sanremo dhe arrin një vend të tretë të nderuar me “Credimi ancora”.

Ai kthehet në Sanremo në vitin 2013, këtë herë duke fituar me L’essenziale.

Falë kësaj fitoreje atij i jepet nderi të përfaqësojë vendin e tij në Eurovision Song Contest 2013 në Malmö, Suedi, duke u renditur i 7-ti.

Gjithashtu në vitin 2013 ai fiton MTV Europe Music Awards si kënga më e mirë italiane.

Në 14 vjet karrierë muzikore ai ka publikuar 11 EP (Extended Play), ka fituar dhjetë Wind Music Awards, tre MTV Europe Music Awards dhe tre nominime për World Music Award.

Mbrëmja e fundit e Sanremos u hap me një homazh emocionues nga Gianni Morandi për mikun e tij Lucio Dalla, i cili do të mbushte 80 vjeç më 4 mars, me këngët ”Piazza Grande”, ”Futura” dhe ”Caruso”.

Ndërkohë, u lexua edhe letra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky drejtuar festivalit.

”Ukraina do ta fitojë patjetër këtë luftë. Ajo do të fitojë së bashku me botën e lirë. Ajo do të fitojë falë zërit të lirisë, demokracisë dhe, natyrisht, kulturës”, thuhej në një nga pasazhet e letrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy