Ralph Lauren shndërron shishet plastike në bluza Polo (FOTO)

Ralph Lauren shndërron shishet plastike në bluza Polo (FOTO)

Këtë prill, marka e famshme dhe luksoze “Ralph Lauren” ka marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me mënyrën si i prodhojnë pëlhurat e tyre. Në përpjekjen për të qenë më progresivë nga ana mjedisore, marka po bashkëpunon me kompaninë ricikluese “First Mile” për të hedhur në treg një linjë të re të bluzës ikonike polo, #TheEarthPolo. Ndryshimi është që këto polo janë bërë nga 100% shishe plastike të ricikluara.

Në kohët e sotme, markat e famshme rrallë janë transparente  për burimin e materialeve të tyre. Bashkë me “First Mile”, Ralph Lauren u zotua që ta shfaqë gjithë procesin e prodhimit të bluzave polo për të nderuar Ditën e Tokës 2019 (Earth Day 2019). “First Mile” është një kompani ricikluese që ka nxjerrë jashtë Haitit e Taivanit 200,000 funtë plastike dhe po kujdeset që të bashkëpunojnë me markat e modës. Qëllimi është që të rritet ndërgjegjësimi për mjedisin dhe të përdoren mbetjet në mënyrë produktive.

“First Mile” i kanë kthyer shishet plastike në pëlhura  të përdorshme, por pa rrezikuar anën luksoze të produktit. Nga ana e vet “Ralph Lauren” është përkujdesur shumë për të ruajtur cilësinë dhe ndjesinë e bluzës tradicionale.

Si bëhen bluzat Earth Polo?

Made in Taiwan, çdo bluzë prodhohet duke përdorur 12 shishe plastike të marra nga brenda vendit, duke përdorur një ngjyerje jo të lëngët.  Sipas Ralph Lauren, ato janë dizenjuar me “nënën natyrë në mend”  dhe do të jenë në katër ngjyra të ndryshme. /sipas EuroNews, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy