Shfaqja për fëmijë “Princesha Argjiro”, sot premierë në Teatrin Metropol

Shfaqja për fëmijë “Princesha Argjiro”, sot premierë në Teatrin Metropol

“Princesha Argjiro” titullohet premiera e re për fëmijë në Teatrin Metropol, e cila vjen si një përshtatje e frymëzuar nga poema e Ismail Kadaresë.

Kjo vepër do të vijë në skenë për herë të parë për publikun prej orës 11:00.

Me regji të Joana Omerajt, në skenë do të interpretojnë Ligoraq Riza, Luisa Dinellari, Ketjona Pecnikaj, Sedmir Memia, Silvana Brahimataj, Stiv Osmanaj, Megi Duka, Mario Bali, si dhe Ansambli “Tirana”.

Pjesë integrale e shfaqjes do të jenë edhe disa punime në pikturë të artistit Anastas Kostandini, të cilat do të projektohen në skenë.

Shfaqja është e ndërtuar me valle, kërcime e lojëra të ndryshme, duke u bazuar mbi tradita e zakone shqiptare për ti bërë fëmijët jo vetëm pjesë të shfaqjes, por edhe të mësojnë kulturën tonë të këngëve e valleve shqiptare e njëkohësisht duke iu ngacmuar atyre imagjinatën dhe kuriozitetin për kulturën tonë shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy