Përkujtohet në ditën e lindjes gjuhëtari Aleksandër Xhuvani

Përkujtohet në ditën e lindjes gjuhëtari Aleksandër Xhuvani

143 vite më parë, përkatësisht më 14 mars 1880 lindi në Elbasan arsimtari dhe gjuhëtari, Aleksandër Xhuvani.

Mësimet para i mori në vendlindje, ndërsa për të ndjekur shkollën mesme do të zhvendosej në Vilajetin e Manastirit. Përgjatë vjetëve 1903-1906, kreu studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Athinës. Më pas, iu drejtua Italisë dhe u vendos në Shën Mitër, Koronë, ku nisi të japë mësime të gjuhës shqipe.

Xhuvani mori pjesë në Kongresin e Elbasanit dhe u caktua mësues dhe drejtues i Normales. Asokohe, iu përvesh punës për hartimin e tekstit shkollor të gramatikës shqipe.

Krahas veprimtarisë në arsim përmes mësimëdhënies, që e quante si “më të lartin e më fisnikun e arteve”, Xhuvani ushtroi në dhjetor 1921 edhe detyrën e ministrit të Arsimit.

Trajtimi i çështjeve themelore të mësimdhënies, i përmbajtjeve mësimore, si edhe i parimeve didaktike, qenë në qendër të hulumtimeve dhe studimeve të tij.

Në krijimtarinë e tij të ngjeshur hasim publikime të shumta lidhur me metodologjitë e pedagogjisë, stilistikën dhe njohuritë sintaksore të shqipes, sikurse janë: “Fillime të pedagogjisë / Pjes`e parë; Psikologji e shtime në punë t`edukatës”, “Fillime të pedagogjisë/ Pjes`e dytë/ Didaktika”, “Edukatë, Libri i gjuhës shqipe”, “Njohuritë e para të sintaksës shqipe” dhe “Fillime të stilistikës dhe të letërsisë së përgjithshme”.

Xhuvani ndërroi jetë më 22 nëntor 1961.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy