
Ndahet nga jeta aktori i njohur Robert Forster, aktori 78-vjeçar amerikan, i njohur për publikun e gjerë me rolet e tij si Max Cherry në "Jackie Brown" të Quentin Tarantino, me të cilin mori një nominim për çmimin “Oscar” më 1997 si një aktor mbështetës, dhe në serialin televiziv “Breaking Bad”. Agjentja e aktorit, Julia Buchwald, tha se Forster vdiq të premten e kaluar në shtëpinë e tij në Los Angeles për shkak të një tumori në tru. Ai ishte i rrethuar nga familja e tij, përfshirë katër fëmijët e tij dhe partnerja e tij Denise Grayson.
Lindur në Rochester, Nju-Jork, më 1941, aktori filloi karrierën e tij në vitet 1960, së bashku me Marlon Brando dhe Liz Taylor në “Reflections in a Eye Golden”, nga John Houston.
Ai më vonë ka punuar me Gregory Peck dhe luajti në filma si “The Black Hole” dhe “Alligator”. Vitet e fundit ai ishte shfaqur në sezonin e ri të “Twin Peaks” dhe në “Breaking Bad”, me paraqitjen e tij të fundit në filmin “El Camino”, nga e premtja 11 tetor në Netflix.



