
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali pas takimit me drejtorin artistik të festivalit “Zâ Fest”, Vlashent Sata dhe Manjola Lloja, bëri të ditur rikthimin e festivalit “Zâ Fest”.
Bilali u shpreh se ky festival tashmë është kthyer në një traditë dhe do të mbahet përgjatë muajit korrik në Shkodër.
Në fund të muajit korrik pritet të mbahet për 3 ditë radhazi në Shkodër, edicioni i 6-të i këtij festivali.
Shkodra, pol i aktiviteteve kulturore.
Festivali, i cili ka nisur rrugëtimin gjashtë vite më parë, zbulon thesaret e folklorit shqiptar, duke ndërthurur muzikën, legjendat, poezinë dhe kinemanë.



