Arkivi Qendror i Filmit përmbledh në një libër “Fillimet e kinemasë në trevat shqiptare”

Arkivi Qendror i Filmit përmbledh në një libër “Fillimet e kinemasë në trevat shqiptare”

Viti 2024 nis me kurorëzimin e projektit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, për botimin e librit “Fillimet e kinemasë në trevat shqiptare (1897- 1945), me autor studiuesin Abaz Hoxha dhe përgatitur për botim nga Berk.

Libri prej 244 faqesh është një manual i shkurtër dygjuhësh, në të cilin në mënyrë sintetike jepen kushtet e zhvillimit të kinematografisë, por edhe fotografisë dhe teatrit në Shqipëri, përgjatë viteve 1897-1945.

Libri përmban studime të mëparshme dhe të ripunuara të autorit por edhe punë kërkimore të pabotuar më parë. Ky libër interesant dhe informues për të gjithë ata që duan të mësojnë rreth historisë së kinematografisë në Shqipëri, është i rëndësishëm përsa i përket fillesave të kinemasë në viset shqiptare dhe ndikimet social – politike që e formësuan atë.

Sipas AQSHF, libri pritet që së shpejti të dalë edhe në formatin elektronik (e-book).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy