Nga 16- 27 maj/ Nis festivali i artit i të rinjve vendas dhe të huaj

Nga 16- 27 maj/ Nis festivali i artit i të rinjve vendas dhe të huaj

Festivali Konteporan Ndërkombëtar i Tiranës i organizuar nga VIZART, mbështetur nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të programit “Tirana Kryeqytet Europian i Rinisë 2022”, sjell aktivitete në Tiranë, ku të gjithë dashamirësit e artit dhe pas të bukurës do të mund të njihen me punimet më të mira të artistëve vendas dhe të huaj.

Në këtë festival artistik paraqitjet do të jenë në pikturë, skulpturë, vizatim, fotografi, videoperfomanca, instilacione, etj.

Kuratori i këtij festivali, Helidon Haliti, bën të ditur se ky aktivitet do të nisë me dy performanca mjaft të bukura nga artisti i njohur Henri Nimani.

Në orën 10:00 përballë mozaikut të Muzeut Kombëtar, të gjithë artdashësit do të mund të shohin “Xhirafat e mia” skulpturë, ndërsa në orën 19:30 buzë liqenit Artifial të Tiranës do të ketë videoperformanca nga artistja “ANGELX”.

Festivali do të vijojë të hënën me dy ekspozitat e para te galeria GAT në oren 11:00, ku të pranishëm do të jenë dhe mjaft personalitete të njohura të kulturës shqiptare, por jo vetëm. Ndërsa në orën 18:30 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e festivalit me ekspozitën në Muzeun Kombëtar.

Ceremonia do të vijojë dhe me ndarjen e çmimeve ku të ftuar janë personalitete nga vendi dhe bota.

Ky festival do të vijojë ditën e martë, e cila do t’i dedikohet studentëve.

 Do të jenë këta të fundit të cilët do të realizojnë demonstrime të ndryshme në qendrën COD pranë Kryeministrisë. Studentë të universiteteve të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Italia e më gjerë, do të demonstrojnë në 4 salla të ndryshme punimet e tyre artistike.

Festivali Konteporan Ndërkombëtar i Tiranës do të qëndrojë i hapur për publikun në Muzeun Historik Kombëtar dhe Galerinë e Artit të Tiranës nga data 16-27 maj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy