Pesë mijë bileta falas për turistët që zgjedhin Krujën si destinacion turistik

Pesë mijë bileta falas për turistët që zgjedhin Krujën si destinacion turistik

Ministria e Kulturës dhe e Turizmit dhe bashkia e Krujës kanë nënshkruar marrëveshjen që i dhuron operatorëve turistikë 5 000 bileta me vlerë 0 lekë për të nxitur turistët që zgjedhin Krujën si destinacion turistik.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se është koha që të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të njohim më shumë vendin tonë.

“Me gjeste të vogla i vijmë në ndihmë njeri-tjetrit, për të tejkaluar krizën e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 e më tej nga pandemia COVID-19. E tillë ishte edhe kjo marrëveshje me bashkinë e Krujës, së cilës i dhuruam 5 mijë bileta me vlerën zero, për të vizituar muzetë e qytetit. Bashkia do t’ua shpërndajë ato bizneseve që lidhen me turizmin, që t’ia dhurojnë çdo turisti që vjen në Krujë. 

Është koha që të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të njohim vendin tonë. Këtë vit, le të vizitojmë më shumë muzetë dhe sitet arkeologjike, anekënd Shqipërisë”, u shpreh ministrja Margariti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy