Javët Kulturore Ndërkombëtare/ Rama: Nis java e Greqisë fqinje, përkundur në djepin e një tradite të madhe

Javët Kulturore Ndërkombëtare/ Rama: Nis java e Greqisë fqinje, përkundur në djepin e një tradite të madhe

 Me moton “Shqipëria mikpret botën”, Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin sot me aktivitetet kulturore të Greqisë.

Kryeministri Edi Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se është kënaqësi nisja e Javëve Kulturore Ndërkombëtare me Javën e Greqisë fqinje.

MIRËMËNGJES, dhe me kënaqësinë e nisjes së Javëve Kulturore Ndërkombëtare me Javën e Greqisë fqinje, e cila është përkundur në djepin e një tradite të madhe, ju uroj një ditë të mbarë.

Nga datat 23-29 maj “Java Kulturore greke” do të sjellë evente të shumta si koncerte, ekspozita, gastronomi, sport, kërcime popullore, kinema e teatër.

Kleoniki Demiri do të realizojë një koncert me interpretime të krijimeve të kompozitorëve të mëdhenj grekë, për t’u pasuar mandej me muzikën rebetiko dhe koncertin e madh të këngëtarit të mirënjohur Nikos Vertis.

Gjatë kësaj jave do të shijohen edhe gatime tradicionale greke, valle e kërcime popullore.

Këtë vit në Javët Kulturore Ndërkombëtare do të prezantohen 20 vende të ndryshme.

Holanda, Mali i Zi dhe Azerbajxhani vijnë për herë të parë në edicionin e dytë të këtij eventi të madh kulturor.

E konceptuar si një mozaik aktivitetesh kulturore, çdo javë do t’i dedikohet një shteti, ku në fokus do të jenë promovimi i vlerave dhe shkëmbimi i eksperiencave.

Edicioni i dytë i këtij viti përfundon më 30 nëntor 2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy