Ekspozita "Libra të një kohe tjetër" solli në syrin e nxënësve të ndryshëm shkodranë dhe jo vetëm një pasqyrim të librave arsimor në vendin tonë.
Në vitet e diktaturës komuniste shkolla dhe tekstet e saj u përdoren si mjete për propagande ku qendra dhe fokusi ishin partia dhe figura e diktatorit.
Veprimtaria edukuese e asaj kohe pasqyronte një realitet tërësisht ndryshe nga ai qe kemi sot.
Pjerin Mirdita drejtor i "Muzeu i dëshmisë dhe kujtesës" vend në të cilin u hap ekspozita thotë se tekstet shkollore të atëhershme ishin të mbushur me propagandë dhe shtrembërime historike dhe indoktrinimin.
Për tu sjellë një pasqyrim të asaj kohe prezent në këtë ekspozitë ishte edhe Aleks Dushi mësues i lëndëve të matematikës dhe historisë i cili solli episode rreth mësimdhënies së tij gjatë viteve të komunizmit.
Ekspozita "Libra të një kohe tjetër" është edhe për tu mundësuar nxënësve të krahasojnë shkollën e atëhershme me atë të ditëve të sotme.
Këto artikuj shkollorë të kohës së komunizmit mund të aksesohen në bibliotekën e qytetit të Shkodrës "Marin Barleti" pasi këto libra janë pjesë e fondit të saj.



