17 vjet pas zbulimit/ Hapet sot për vizitorë Mozaiku i Bazilikës Bizantine në Elbasan

17 vjet pas zbulimit/ Hapet sot për vizitorë Mozaiku i Bazilikës Bizantine në Elbasan

Për herë të parë Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane bëhet i aksesueshëm për qytetarët dhe turistët.

17 vite nga zbulimi i Bazilikës Bizantine në Elbasan u hap sot Mozaiku paleokristian, që kur turistët dhe qytetarët në gati dy dekada e kanë parë atë nga lart të mbuluar.

 

Drupal Ad

 

 

 

Bëhet fjalë për  25 metër mozaik në të cilin përveç dy figurave njerëzore, në përbërje të tij ka edhe elementë të tjerë të cilët tregojnë skemën e përjetësisë, realizuar me një mjeshtëri të rrallë.

Specialistët e trashëgimisë kulturore në Elbasan, Korçë dhe artistë të qyteti theksuan se ky Monument Kulture  i Kategorisë së Parë mbart vlera të jashtëzakonshme.

 Ende nuk është e sigurt që ky mozaik i reziston ndryshimeve klimaterike ndaj specialist të fushës ngurojnë ta hapin plotësisht edhe pse ndajnë mendimin që nevojitet një projekt për ta bërë të aksesueshëm për ata që kanë interes.

Mozaiku i hapur do ti shërbejë kryesisht turizmit, pasi ndalesa e parë e turistëve që vizitojnë Elbasanin padyshim  që është Bazilika.

Poshtë këtij mozaiku  fshihet një bazilikë e shekullin V e përbërë nga shumë elementë arkitektonikë ku vlen të veçohet mozaiku dhe afresket.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy