Autor i 54 botimeve për Shqipërinë/ Çelet ekspozita “Franz Nopcsa në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare”

Autor i 54 botimeve për Shqipërinë/ Çelet ekspozita “Franz Nopcsa në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare”

Në kuadër të Javës së Kulturës Hungareze, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka çelur ekspozitën “Franz Nopcsa në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare”.

Franz Nopcsa (1877-1933) ishte një baron, aventurier, studiues, gjeolog, paleontolog dhe albanolog hungarez. Krijimtaria e tij e gjerë përbëhet nga libra dhe artikuj, kryesisht nga fushat e paleontologjisë, gjeologjisë, etnografisë dhe albanologjisë.

Një vend të veçantë dhe të rëndësishëm zënë botimet për Shqipërinë, rreth 54 botime. Trashëgimia albanologjike e Nopcsa-s ruhet në Koleksionin e Dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë në Vjenë.

Ndërsa në fondin e vlerave të rralla të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë ruhen me kujdes të veçantë shtatë ditarë në dorëshkrim, si pjesë e rëndësishme e fondit Albano-Balkanologjik, të cilët mbajnë edhe vulën e bibliotekës “Lumo Skëndo”.

Ndërkohë që në gjuhën shqipe janë përkthyer e botuar disa nga veprat e tij më të rëndësishme për Shqipërinë, si: “Udhëtime nëpër Ballkan: kujtime nga jeta e Franc Baron Nopça” (2007); “Shqipëria katolike e Veriut” (2009); “Pikëpamje fetare, doket dhe zakonet e Malcisë së Madhe: me disa veçanti nga krahinat e Zadrimës dhe nga Shkodra” (2012); si dhe vepra e Bajazid Elmaz Dodës “Jeta e fshatarëve shqiptarë në grykën e Rekës së Epërme, Dibra e Madhe (Maqedoni): vepër historike-kulturore” (2015).

Përveç koleksioneve, ekspozita ofron edhe imazhe nga ilustrimet që përmbajnë faqet e ditarëve.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun përgjatë gjithë javës në Hollin e Katit II të BKSH-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy