
Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë organizuan një aktivitet përkujtimor në kuadër të 555-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, i cili ishte përfaqësuesi më i shquar i elitës shqiptare, që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.
Specialistët e Sektorit të Programeve Edukative në muze ju folën nxënësve për figurën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Më pas aktiviteti vijoi me programin që nxënësit kishin përgatitur.
Nxënësit prezantuan për të pranishmit gjithçka që kishin përgatitur. Aktiviteti filloi me prezantimin mbi jetën, vlerat, betejat dhe shprehjet e Skënderbeut. Vijuan me interpretimet në poezi dhe ese dedikuar Skënderbeut.
Më pas, aktiviteti vijoi me përshkrimet mbi jetën dhe veprat e Skenderbeut në veprat e autorëve shqiptar. Nxënësit kishin sjellë dhe punimet me portrete të Skënderbeut.



