19-28 qershor/ Nis Java Kulturore Franceze

19-28 qershor/ Nis Java Kulturore Franceze

Në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, nga sot nis Franca do të sjellë përgjatë një jave, në tokën shqiptare, mozaikun e pasur të kulturës plot elegancë dhe unike të këtij vendi. Kryeministri Edi Rama ndau sot kalendarin e aktiviteteve që do të zhvillohen nga 19-28 qershor, për të cilë u shpre se “Java e Francës do të shtrihet në shumë qytete të Shqipërisë, duke nisur nga sot e deri më 28 qershor”. Java Kulturore Franceze vjen me një program të kuruar të muzikës, kulturës dhe spektaklit. Në qytete të ndryshme në Shqipëri do të ketë koncerte e shfaqje të filmit si dhe argëtim pa fund. Në kalendarin e aktiviteteve përfshihen shfaqja e filmit “Loin Des Barbares” në kinema “Millenium në Tiranë në 20 qershor, koncerti i Aurélien Zielinski dhe Anna Göckel në 20 qershor në Shkodër. Në 21 qershor do të zhvillohet “Festa e Muzikës” në parkun Rinia dhe Katedralja Ortodokse në Tiranë dhe koncerti i Aurelien Zielinski dhe Anna Göckel në Teatrin e Operës dhe Baletit. Ndërsa në 22 dhe 23 qershor Anna Göckel do të zhvillojë një masterklas në Universitetin e Arteve në Tiranë. Pierre-Yves Hodique, Anna Göckel dhe Vlorent Xhafaj do të shfaqin një koncert në 24 qershor tek Liceu Artistik “Jordan Misja”, ndërsa më 25 qershor do ta shfaqin atë në Vlorë. Java Kulturore e Francës do të mbyllet më 28 qershor me performancën e “Les Sëings” në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy