Franca i jep lamtumirën yllit të rokut, Johnny Hallyday

Franca i jep lamtumirën yllit të rokut, Johnny Hallyday

Franca i dha lamtumirën e fundit yllit të rokut, Johnny Hallyday, që ndërroi jetë këtë fundjavë në moshën 74 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin në mushkëri.

Turma të mëdha njerëzish vërshuan në rrugët e Parisit në një homazh për 74-vjeçare Hallyday, i quajtur Elvis Presley francez.  Një kortezh i gjatë njerëzish ndoqi arkëmortin e tij përgjatë Champs-Elysees së bashku me qindra motoçiklistë të veshur me lëkurë, ashtu siç preferonte ai të shfaqej në publik. Presidenti Emmanuel Macron e ngriti lart figurën e këngëtarit te famshëm më një elegji në Kishën Madeleine.

Si rrallëherë dy televizionet e mëdha Tf1 dhe France 2 ndërprenë programacionin normal per të transmetuar drejtpërdrejtë këtë event, çka ndodh vetëm në raste të jashtëzakonshme si zgjedhjet.

Ylli më i madh i Rock në Francë shiti mbi 100 milionë albume gjatë karrierës së tij të shtrirë në mbi gjysmë shekulli. 5 dekadat e shkëlqimit të tij u shënjuan nga kontradikta: në raportin muzikor ishte elektrik, duke lëvizur nga baladat franceze tek bluzi; nga muzika Country, tek Prog-Rock. Por edhe pse ndonjëherë shihej si rebel, ishte i adhuruar nga breza të tërë per qasjen e tij ngushëlluese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy