Francë: Në tetor publikohen tekste të pabotuara nga Proust-i

Francë: Në tetor publikohen tekste të pabotuara nga Proust-i

Tregimet dhe tekstet e pabotuara të Marcel Proust-it do të botohen më 9 tetor në Francë, njofton Editions de Fallois. Përmbledhja do të jetë një koleksion i përbërë nga nëntë shkrime dhe do të titullohet "Le mystérieux correspondant et autres nouvelles inédites". Fillimisht ato ishin menduar që të ishin pjesë e koleksinit të tij të parë “Kënaqësitë dhe ditët”, por shkrimtari i madh francez më pas vendosi t'i hidhte poshtë. Për veprat e pabotuara kujdesej botuesi dhe specialisti i veprës së Proust, Bernard de Fallois, i cili vdiq vitin e kaluar. Sipas tij, ky  koleksion tregimesh dhe tekstesh të tjera të pabotuara nga Marcel Proust na çojnë në burimet e “Në kërkim të kohës së humbur” dhe na ndihmon ta kuptojmë më mirë fillimet e autorit. /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy