Korça çel sot edicionin e 19-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve

Korça çel sot edicionin e 19-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve

Korça çel sot sezonin veror me një nga ngjarjet më të njohura kulturore të qytetit, Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve 2026, i cili zhvillon edicionin e tij të 19-të.

 

Rrugët dhe sheshet e qytetit do të mbushen me ngjyra, muzikë dhe atmosferë festive, ndërsa pjesëmarrës nga Greqia, Rumania, Serbia, Polonia dhe komuniteti arbëresh do t’i bashkohen festës, duke e kthyer Korçën në një skenë të madhe kulture dhe argëtimi.

 

Mbi 25 grupe artistike nga Korça do të sjellin energjinë dhe kreativitetin e tyre në këtë aktivitet, ndërsa Qendra Rinore do të hapë dyert për fëmijët, të cilët do të kenë hapësirën e tyre festive me aktivitete argëtuese, pikturim në fytyrë (face painting) dhe surpriza të shumta.

 

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka ndarë në rrjetet sociale agjendën e festivalit, i cili nis në orën 11:00 dhe do të vijojë gjatë gjithë ditës, për t’u përmbyllur në mbrëmje me festën tradicionale në Pazarin e Vjetër.

 

Ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj atmosfere plot ngjyra, muzikë dhe gëzim, duke ndjekur programin e aktiviteteve gjatë gjithë ditës.

 

Ju presim të festojmë së bashku dhe ta mbushim Korçën me energji, buzëqeshje dhe ngjyra.

 

Sipas programit të publikuar, aktivitetet do të zhvillohen si më poshtë:

 

Ora 11:00 – Grupet e karnavaleve do të sjellin atmosferën festive në rrugët e qytetit, me itinerarin: Zona Këmbësore – Bulevardi “Republika”.

Ora 17:00 – 20:00 – Në Qendrën Rinore do të zhvillohen aktivitete për fëmijë dhe pikturim në fytyrë.

Ora 19:00 – Parada e Karnavaleve do të nisë nga Lëndina e Lotëve, për të vijuar përgjatë Bulevardit “Republika” dhe Zonës Këmbësore.

Ora 20:30 – “Carnival Party” në Pazarin e Vjetër, ku festa do të vazhdojë me muzikë live dhe atmosferën karakteristike të karnavaleve.

 

Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve mbetet një nga aktivitetet më të rëndësishme artistike dhe turistike të Korçës, duke tërhequr çdo vit mijëra vizitorë vendas dhe të huaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy