‘Objektet e Pandeli Cales’ në Muzeun Historik Kombëtar në 100 vjetorin e vdekjes

‘Objektet e Pandeli Cales’ në Muzeun Historik Kombëtar në 100 vjetorin e vdekjes

Muzeu Historik Kombëtar me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Pandeli Cales (1874-1923), nënshkrues i Pavarësisë së Shqipërisë dhe ministri i parë i Bujqësisë, Tregtisë dhe Industrisë, organizoi aktivitetin me temë “Objektet e Pandeli Cales në Muzeun Historik Kombëtar”. Një nga objektet e Pandeli Cales janë dylbitë, të cilat i janë dhuruar Muzeut Historik Kombëtar nga e bija e tij Konstanca Prodani. Fjalën e rastit e mbajti Andrea Llukani, i cili foli për jetën dhe aktivitetin e Pandeli Cales. “Pandeli Cale ka lindur në Korçë. Studimet e larta i kreu në Kajro të Egjiptit. Mori pjesë në mbledhjen e shqiptarëve të Bukureshtit si dhe në Kuvendin Kombëtar të Vlorës në vitin 1912. U zgjodh ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Përkohshme të drejtuar nga Ismail Qemali. Mbështeti mbajtjen e Kongresit të Lushnjës në vitin 1920 dhe ishte deputet i Korçës në vitet 1920-1922”. tha Llukani. I ftuar nderi në aktivitet ishte studiuesi Ilir Ikonomi, i cili foli rreth rrugëtimit të firmëtarëve të pavarësisë. Ky aktivitet u organizua në kuadër të një cikli me leksione të hapura me temë mbi trashëgiminë kulturore dhe historinë dhe është një nga stacionet e sezonit veror “KultArt” 2023, organizuar nga Ministria e Kulturës, si dedikim të artit dhe kulturën atje ku është publiku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy