“Frozen 2”, filmi i animuar i Disney, që tregon vijimin e historisë së Elsës në mbretërinë e ngrirë të Arendelle, ka thyer çdo rekord.
Ai është bërë filmi i animuar me arkëtimet më të larta ndonjëherë. Në të gjithë botën, deri më sot, ai ka mbledhur më shumë se 1 miliardë e 325 milion dollarë.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga “Frozen 1” (1.281 miliardë dollarë) dhe ndiqet nga “Incredibles 2” (1.243 miliardë dollarë).
Filmi u lançua në kinematë e Europës në fund të nëntorit. Në Itali, ai ka arkëtuar deri tani rrethrreth 19 milionë euro. Ndërsa në SHBA, “Frozen 2” ka mbledhur 450 milionë dollarë.



