‘MetroFest 7’/  “Babai dhe Babai” sot dhe nesër në Teatrin Metropol

‘MetroFest 7’/  “Babai dhe Babai” sot dhe nesër në Teatrin Metropol

“Teatri Metropol ju pret këtë fundjavë, me shfaqjen “Babai dhe Babai”.

Në kuadër të edicionit të 7-të të “MetroFest” shfaqet drama “Babai dhe babai” me skenar të Jeton Neziraj dhe regji të Kushtrim Koliqit.

Në këtë shfaqje, e cila sjell çështjen e personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë,  interpretojnë aktorët Ilire Vinca, Bujar Ahmeti dhe Kosovare Krasniqi.

Nëpërmjet historisë së Dinit, Sarës dhe Lolës, shfaqja na çon brenda jetës dhe sfidave të një familjeje të dukshme normale. Por pas kësaj dukshmërie, zbulohet një palumturi e pashpjegueshme që i ka mbërthyer ata përjetë.

“Babai dhe Babai”, në dukje një dramë për sfidat e zakonshme të jetës së një familjeje, na zbulon një histori tronditëse dhe një traumë të thellë shoqërore, një plagë që ka ngelur e pashëruar dhe e cila personazhet i mban peng, përgjithmonë.

Kjo shfaqje është një thirrje për t’i mbajtur ata që i duam pranë nesh, dhe për të ndarë ngjarjet që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin tonë.

Kjo është një dramë që na sjell përballë me realitetet e hidhura të jetës, vetminë dhe mërzinë, por edhe me dashurinë dhe lidhjen mes njerëzve edhe kur ata janë të plagosur. Është një reflektim për ata që duam t’i mbajmë afër, pavarësisht sfidave.

“Babai dhe Babai”  shfaqet në datat: 20, 21 Tetor prej orës 19:00. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy