“Një tufë proverba” nga Sotir Kolea, ribotohet i pasuruar me fakte 80 vjet pas vdekjes së autorit

“Një tufë proverba” nga Sotir Kolea, ribotohet i pasuruar me fakte 80 vjet pas vdekjes së autorit

<p>Tetëdhjetë vjet pas vdekjes, si për t’i plotësuar merakun e fundit, një pjesëz e vogël e punës kërkimore shkencore të folkloristit të palodhur Sotir Kolea, është ribotuar nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale. Në bibliotekën që sot mban emrin e tij, “Një tufë proverba”, libri i botuar për herë të parë në vitin 1944, u risoll i pasuruar me fakte dhe dokumente të reja mbi jetën e tij.&nbsp;</p> <p>“Një tufë proverba” u botua 41 vjet më parë me ndihmën e Lef Nosit dhe është frut i një pune 50-vjeçare që nisi në agimin e shekullit XX, kur Kolea ishte në emigracion. Kjo punë do të kthehej për të në pasionin që e ndoqi kudo ku jetoi e punoi në Shqipëri, Ohër, Aleksandri, Madagaskar apo&nbsp;Lozanë.</p> <p>Sotir Kolea drejtoi Bibliotekën dhe Muzeun Kombëtar në vitet 1926-1937, kohë gjatë së cilës e trefishoi fondin e titujve dhe dha një kontribut të jashtëzakonshëm në pasurimin e saj edhe me dokumente. Dokumentari kushtuar aktivitetit të tij si folklorist, leksikograf, publicist e atdhetar, që u shfaq për herë të parë, krahas ribotimit të librit, do të pasohet së shpejti nga një monografi, për të cilën puna ka nisur.</p> <p>&nbsp;</p> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/TGkseZ0O6Kk?si=l0jWiKo5yMX2hx8a" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy