Fuqia e muzikës: Kori i demencës (FOTO)

Fuqia e muzikës: Kori i demencës (FOTO)

Ndërkohë që dihet që nuk ka kurë për demencën, gjithnjë e më shumë po dalin fakte që muzika ndihmon në përmirësimin e simptomave si depresioni dhe acarimi, duke u dhuruar të sëmurëve dhe familjeve të tyre momente gëzimi.

Kur ishte vetëm 30 vjeç, Danieli u diagnostikua me demntia dhe askush nuk e priste këtë.

Ish-baterist dhe ish-inxhinier, atij iu desh të jepte dorëheqjen pasi shfaqi probleme të shqiptimit, të kujtesës dhe aftësive motorike. Kjo për shkak të një forme të rrallë të sëmundjes së Alzheimer-it, e cila zakonisht ndodh pas moshës 65 vjeç.

"Më ndodh çdo ditë, të harroj se çfarë kam bërë dhe çfarë kam për të bërë. E kam të vështirë të jem në mjedise sociale”, thotë ai.

Vetëm pas diagnostikimit të tij, Danieli kuptoi që ndoshta dhe i ati, i cili vdiq në moshën 36 vjeç, mund të ketë pasur të njëjtin problem shëndetësor.

Lajmin e mori pas ditëlindjes së para të fëmijëve të tij binjakë.

"Për dikë në moshën e tij, jetëgjatësia e tij mund të jetë gjer në 4 vjet prej diagnozës. Është e vështirë të shohësh dikë në moshë aq të re të ketë simptoma të tilla”, thotë e shoqja, Xhordan.

Danieli i është bashkuar korit të njerëzve me demencë të krijuar nga aktorja Vicky McClure në kujtim të gjyshes së saj që vuante nga kjo sëmundje dhe vdiq më 2015.

Gjatë kujdesit për gjyshen, McClure vuri re që muzika, sidomos duke kënduar bashkë, e bënte atë të buzëqeshte. /sipas BBC, përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy