
Bota kaleidoskopike e Fusterlandisë është një labirint rrugësh dhe bungalosh të mbuluara me mozaikë në periferinë perëndimore të Havanë. Krijimi i kujdesshëm i artistit José Fuster, mozaiku ëonderland është stolisur me shumë fraza. Viva Kuba shtrihet nëpër tymnajë, ndërsa Homenaje a Gaudí ("Homazh për Gaudin") zbukuron një mur. Dhe mbi një harku të papërshkrueshëm, artisti ka gdhendur Convierte en milagro el barro, një frazë, e cila gjendet në tekstin e një kënge të muzikantit kuban Silvio Rodriguez dhe që në mënyrë të përsosur përmbledh punën e Fuster gjatë katër dekadave, duke kthyer baltën në një mrekulli.

Kur Fuster e filloi projektin e tij të mozaikut në 1975, lagjja Jamainatas e Havanës ishte një komunitet i rrënuar peshkimi. Kohët ishin të vështira në Kubën pasrevolucionare, dhe gjatë mbretërimit të Fidel Kastros, arti nuk ishte kryesor për shumicën.
Por Fuster kishte studiuar në Shkollën e Instruktorit të Artit në Havanë në mesin e viteve 1960 dhe e vazhdoi shkollimin e tij nëpër Evropë, ku pa punime nga Pablo Picasso, Constantin Brâncuşi dhe Antoni Gaudi. Eksperienca i nxiti ëndrrat për të krijuar dhe puna e tij do të fitonte admirim të ngjashëm, tha ai në National Geographic në vitin 2013. Pas kthimit në Kubë, Fuster bleu një shtëpi të vogël prej druri në Jamainatas dhe filloi punën e tij të jetës, duke përdorur muret dhe rrugët e vendlindjes së tij si një kanavacë.
Ai e filloi duke zbukuruar shtëpinë e tij me copa të pllakave me ngjyra dhe qeramikë të thyer. Figurat e pasura dhe jeta e bimëve morën formë, duke mbushur sipërfaqet e një oborri të madh. Përmes mureve të tij, njerëzit tundin krahët në ajër, sikur vallëzojnë ose lëvdojnë diellin kuban, ndërsa sirenat, peshkatarët dhe një oktapod gjigand nderojnë oqeanin aty pranë dhe bujarinë e tij. Këto kufizohen nga palmat, lulet dhe peshqit, si dhe detaje më surreale, si sy kolosalë lundrues dhe bimë që ngjiten në ajër, si tymi ose era e detit.
Pas mbulimit të shtëpisë së tij, Fuster u zhvendos në rrugët dhe ndërtesat përreth, ku vazhdoi me stolat e parkut, stacionet e autobusëve, shtëpitë dhe madje edhe fasadën e një zyre të mjekut lokal me kompozime të stërholluara dhe shumëngjyrëshe. Sot, puna e tij shtrihet në mbi 80 shtëpi të lagjes, plus struktura të tjera. Dhe në moshën 73 vjeç, puna e tij ende nuk ka mbaruar.
Borxhi i Fuster-it për modernistët e mëdhenj si Gaudi dhe Picasso është i dukshëm kudo në Fusterlandia. Trupat dhe fytyrat e figurave të tij thyhen dhe shtrembërohen në frymën e kubizmit; ai është cilësuar edhe si "Picasso i Karaibeve". Ndërkohë, shtrirja e valëzuar, në dukje te pafundme e pllakave me ngjyra lidhet estetikisht me Park Güell-in e Gaudit. Por mozaikët e Fuster-it gjithashtu dalin thellë nga kultura, historia dhe njerëzit që rrethojnë artistin në Jamainatas.

Referencat në jetën e përditshme të Kubës janë të shumta në të gjithë muralet. Ekzistojnë figura të njerëzve që luajnë domino dhe vallëzime. Aludimet e Santerias, një religjion që bashkon besimet e Jorubës së lashtë dhe krishterimit, gjithashtu shfaqen në formën e figurave të Virgjëreshës Mari dhe syvtit të keq.
Fuster e ka bërë historinë revolucionare të Kubës një temë të qëndrueshme. Një mur i shtrirë tregon jahtin legjendar “Granma”, një anije që transportonte 82 revolucionarë kubanë nga Meksika në Kubë më 1956, duke ndihmuar për të rrëzuar regjimin autoritar të Fulgencio Batista. Pamjet e revolucionarëve Che Guevara dhe Camilo Cienfuegos janë të dukshme në anije, ashtu si dhe njeriu që në fund do të marrë pushtetin dhe do të bëhet një sundimtar autoritar i diskutueshëm në të drejtën e tij: Fidel Castro. Flamuri kuban dekoron sipërfaqe të panumërta në Fusterlandia dhe një mur i mrekullueshëm i zbukuruar me fjalët No Guerra, ose "No War."
Fusterlandia ende po rritet. Më të shumtën e kohës, vetë Fuster mund të gjendet në studion e tij të rrugëve, pllakat e pikturimit ose rregullimin e copave të qeramikës së thyer që do të mbulojnë sipërfaqet e ardhshme. Ndërkohë që po punon për qëllimin e tij për të krijuar muralen më të madhe në botë, artisti gjithashtu ka filluar të mendojë për të ardhmen, në të cilën ai nuk do të jetë më. Ai shpreson se Fusterlandia do ta përjetësojë, me artistë të tjerë ambiciozë që do ta vazhdojnë aty ku ai do ta lërë kur do të largohet.
"Unë nuk mendoj se kur të vdes, e gjitha kjo do të shpërbëhet për tre ditë. Mendoj se ndoshta njerëz të rinj do të vijnë dhe të bëjnë një punë më të mirë se unë”, ka thënë dikur ai. /Artsy, përgatiti Erina Çoku/



