Artistë nga e gjithë bota janë bërë pjesë e edicionit të 43 të festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Perigord Noir”, i cili zhvillohet në rajonin piktoresk të Dordogne-s në Francë, ndërkohë që shqipëria është vendi i ftuar i nderit. Koncertet mbahen në kisha historike dhe monumente kulturore, duke ndërthurur muzikën me trashëgiminë arkitekturore të zonës.



