
Biografia mbi të cilën Prince po punonte pak para se të vdiste do të dalë në datën 29 tetor, sipas Associated Press.
Botuesi “Random House” ka konfirmuar se "The Beautiful Ones” (Të bukurit) do të përmbajë dorëshkrimin e pambaruar të Prince-it, foto të rralla dhe vargje. Libri me 288 faqe do të ketë një parathënie të Dan Piepenbring që shkruan për New Yorker dhe që ishte zgjedhur nga Prince-i si bashkëpunëtor.
"The Beautiful Ones” është një rrëfim tejet personal se si Prince Rogers Nelson u bë Prince-i që ne dimë. Historia e vërtetë e një fëmije që vëzhgonte botën përqark, duke krijuar një personalitet, një vizion artistik, një jetë, që para se hitet dhe fama ta përcaktonin si të tillë” shprehet Random House.
Libri nis që nga fëmijëria e Prince-it gjer në vitet e para si muzikant, duke përdorur shkrimet e vetë Prince-it, fotot e tij personale dhe vargjet origjinale të shumë prej këngëve të tij të famshme, të shkruara me dorë prej tij.
Parathënia e Piepenbring-ut do të flasë edhe për ditët e fundit të Prince-it, "kohë në të cilën Prince kishte rënë në mendime se si të zbulonte veten dhe idetë e tij ndaj botës”.
Prince-i vdiq në prill të viti 2016 nga një mbidozë aksidentale ilaçesh. /sipas WashingtonPost, përgatiti Erina Çoku/



