115-vjetori i lindjes së Migjenit/ Ekspozohen në Shkodër dorëshkrime dhe dokumente të rralla arkivore

115-vjetori i lindjes së Migjenit/ Ekspozohen në Shkodër dorëshkrime dhe dokumente të rralla arkivore

Në përkujtim të 115-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka çelur një ekspozitë të pasur dokumentare mbi jetën, krijimtarinë dhe kontributin e tij të pashlyeshëm në letrat shqipe.

 

 

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Teatrit “Migjeni” në Shkodër, ku nxënës, qytetarë dhe dashamirës të letërsisë patën mundësinë të shihnin nga afër dorëshkrime origjinale nga procesi krijues i poetit, fragmente të veprës epokale “Vargjet e Lira”, si dhe vjersha me tematika të ndryshme.

 

Në këtë ekspozitë u paraqitën materiale me vlerë të rrallë historike dhe biografike, si:

• Dorëshkrime të poezive të njohura “Kanga e rinisë”, “Vjeshta në parakalim”, “Një natë pa gjumë” dhe “Dy Buzë”.

• Lutja origjinale që Migjeni i dërgonte Ministrisë së Arsimit për një shkëputje dymujore nga mësimdhënia, me qëllim ndjekjen e një trajtimi shëndetësor jashtë vendit.

• Vendimi i Këshillit të Ministrave mbi propozimin për dekorimin e tij pas vdekjes me titullin “Mësues i Popullit”.

• Relacioni zyrtar mbi organizimin dhe sjelljen e eshtrave të Migjenit në Shqipëri.

 

Një hapësirë e posaçme iu kushtua edhe historikut të vetë Teatrit “Migjeni” ndër vite. 

Për herë të premierë u ekspozuan programet e shfaqjeve historike si “Nora”, “Këneta” dhe “Shtëpi Kukulle”, të cilat kanë shënuar suksese të mëdha në skenën e këtij teatri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy