Lea Ypi me veprën “Të lirë” u shpall fituese e çmimit “Lumo Skëndo” nga QKLL

Lea Ypi me veprën “Të lirë” u shpall fituese e çmimit “Lumo Skëndo” nga QKLL

Me organizim të Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit u shpallën sot çmimet fituese për veprën më të mirë.

Lea Ypi me veprën e saj “Të lirë”, një reflektim mbi diktaturën, tranzicionin, politikën dhe shoqërinë shqiptare, u shpall fituese e çmimit “Lumo Skëndo”.

Çmimi “Lumo Skëndo” iu dha shkrimtares Lea Ypi, si autore e librit “Të lirë”, për vlerat e shquara në trajtesën origjinale, artistike e filozifike të konceptit të lirisë në kohën e diktaturës komuniste dhe të tranzicionit demokratik në Shqipëri, nëpërmjet kujtimeve të fëmijërisë dhe adoleshencës, dhënë me vërtetësi, sinqeritet, ndjeshmëri, humor, meditim politik e filozofik bashkëkohor.

Në këtë event të organizuar për herë të parë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, merrnin pjesë ministrja e Kulturës, Evla Margariti, shkrimtarja Elena Kadare, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim si dhe emra të njohur të krijimtarisë letrare.

Ministrja Margariti  theksoi se ishte kënaqësi që ky edicion i parë i ndarjes së këtij çmimi nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit u shenjua nga emra si Fatos Lubonja, Rubens Shima, Fatmir Toçi e Kujtim Shala, me vepra dinjitoze, që mund të ishin po ashtu fituese në llojin e vet.

Ajo uroi që ky çmim të jetë një nxitje më shumë për njerëzit e letrave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy